LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do Dybalan, Man Unitedi i kërkon Juves çmimin e tij

Mourinho e do Dybalan, Man Unitedi i kërkon Juves çmimin e tij

Gjiganti anglez, Manchester Unitedi i është afruar Juventusit duke e pyetur për çmimin e yllit të tyre, Paulo Dybala, i cili është i pëlqyeri i trajneri Jose Mourinho.

Sulmuesi argjentinas ka dalë si një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve, pavarësisht se ka nënshkruar kushtet e reja me Juventusit në fillim të këtij viti.

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

Sipas gazetës italiane Tuttosport, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho është një tifoz i madh i Dybalas dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta.


Gazeta italiane gjithashtu thekson se ka pasur ndërmjetësues nga Djajtë e Kuq të kërkojë nga Juventusi që ta përmendin çmimin e tyre për argjentinasin.

Dybala është lojtari kryesor i Juventusit në këtë sezon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gjithashtu një admirues i Dybalas, megjithëse ka hezituar të thyejë sulmin e tij ‘BBC’, të përbërë nga Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos.

Dybala e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër për t’u ulur në stol në një rival evropian, pasi edhe gjiganti italian hyn në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Marotta: Dybala në Juventus gjatë gjithë jetës   
Lexo po ashtu Marotta: Dybala në Juventus gjatë gjithë jetës   

Nga ana e tyre, Juventusi është i bindur se ata nuk janë nën presion për të shitur, pasi kanë refuzuar një ofertë 160 milionë euro nga një klub i paidentifikuar këtë verë.

Sipas medieve italiane mendohet se Barcelona ishte skuadra që kishte ofruar këtë shumë para për yllin argjentinas, i cili është shok në kombëtare me Lionel Messin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori