LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Dua ta fitoj LK për Interin

Mourinho: Dua ta fitoj LK për Interin

Jose Mourinho ka dërguar një mesazh për të gjithë fansat nerazur përmes faqes zyrtare të klubit, ku ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve për Interin.

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve në mes të Interit dhe Bayern Munichut, janë gjithnjë e më të zëshme spekulimet se ky do të jetë edhe takimi i fundit i Jose Mourinhos në stolin drejtues të nerazurëve.

Portugezi spekulohet se dëshiron të drejtojë Realin e Madridit sezonin e ardhshëm, por për momentin ai është i fokusuar në finalen e madhe në Bernabeu.

“Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në botë. Kjo është një garë e madhe të cilën çdokush dëshiron ta fitojë dhe jo çdokush mund ta bëjë këtë. Unë dua ta fitoj Ligën e Kampionëve për Interin. Nëse mund t’i ndihmoj futbollistët dhe nëse mund të jap një kontribut të vogël si trajner për t’u realizuar kjo ëndërr, atëherë do të jem shumë me fat”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/