LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do ta fitoj LK për Morattin

Mourinho: Do ta fitoj LK për Morattin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se do ta fitojë Ligën e Kampionëve për presidentin e Interit, Massimo Moratti.

“Nuk kam se çfarë të them ende për të ardhmen time. Si të gjithë lojtarët, unë po mendoj vetëm për finalen. Kur hy në finalen e Ligës së Kampionëve nuk ke se çfarë të mendosh tjetër pos saj. I gjithë ekipi po luan për ëndrrën. Pas ndeshjes, fillon jetë e re. Nuk mund të them nëse do të jetë ndeshja ime e fundit me Interin”.

“Unë dua ta shoh zotëri Morattin duke e marrë trofeun dhe duke qarë. Dëshira ime e vetme është që ta bëj këtë ëndërr realitet për familjen Moratti”.

“Unë kam kaluar tri vite të shkëlqyera me Van Gaalin. Unë kam punuar shumë nën drejtimin e tij dhe kam mësuar shumë. Nesër, vetëm njëri prej nesh do të bëhet trajneri i tretë që ka fituar Ligën e Kampionëve me dy ekipe të ndryshme”.


“Van Gaal ka thënë se Barcelona, Chelsea dhe Manchester United janë ekipe më të mira? Nuk pajtohem me këtë. Ne fituam gjithçka në vendet tona dhe jemi në finalen e Ligës së Kampionëve. Nuk ka dyshim se që të dyja ekipet janë të mëdha”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Premier League
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Serie A
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

La Liga
Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Ndërkombëtare
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori