LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Barca të ketë kujdes

Mourinho: Barca të ketë kujdes

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka kërcënuar Barcelonën me eliminim nga Liga e Kampionëve, pasi që, sipas ‘të veçantit’, skuadra e tij është më e përgatitur se në nëntor.

“Barcelona tregoi superioritet në ato dy ndeshje dhe fitoi me meritë, kurse ne nuk patëm aftësi për t’iu përgjigjur dominimit të tyre. Ajo ishte në nëntor. Tani ata janë të mirë, ashtu si në nëntor, por ne jemi më të fortë se në nëntor. Unë pranoj se njerëzit thonë që ata janë favoritët, por unë mendoj se është një ndeshje 50-50”.

“Nuk mendoj se fituesi duelit Barca-Inter është fitues i titullit. Kjo është një gjysmëfinale dhe më pas duhet të luani në finalen e Madridit. Lyoni dhe Bayerni kanë përqindjen e njëjtë si Interi, ashtu si edhe Barcelona për ta fituar titullin”.

“Messi? Sipas meje futbolli nuk luhet me një lojtar dhe kjo sfidë nuk është një kundër një, por dhjetë kundër dhjetë, por është e natyrshme se ai meriton kujdes të veçantë”, deklaroi në konferencë për shtyp Mourinho. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori