LAJMI I FUNDIT:

Motra e Mozartit ishte po aq e talentuar sa ai, por e detyruan të lë muzikën për të mësuar qepjen

Motra e Mozartit ishte po aq e talentuar sa ai, por e detyruan të lë muzikën për të mësuar qepjen

Kompozitori Wolfgang Amadeus Mozart, e kishte një motër të talentuar, njëjtë si ai. Por, atë e detyruar të lë muzikën, sepse duhej të mësonte të qepte, në mënyrë që të jetë gati për martesë.

Maria Anna Mozart, të cilët e kanë thirrur “Nanneri”, ka pasur talent dhe aftësi njëjtë sikur Amadeuso dhe ka marrë mirënjohje të shumta nga vende të ndryshme të Evropës. Mirëpo, ajo kurrë nuk ka arritur të përfitojë nga talenti saj në muzikë, sepse e kanë ndaluar të merret me muzikë, transmeton Telegrafi.

Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që Nanneri të largohet nga muzika, në mënyrë që të mësojë zanatet: që të jetë e aftë për jetë bashkëshortore.

Babai i muzikantëve, Leopold Mozart, ka shkruar në një letër të vitit 1764, se “vajza ime po ekzekuton edhe veprat më të vështira, që shumë muzikantë evropianë po kanë vështirësi”.


“Është vetëm 12-vjeçare dhe ka arritur të ekzekutoi krahas artistëve më të mëdhenj në Gjermani, Austri, Londër dhe Paris”, shkruan më tej, Leopold për vajzën e tij.

Mësohet se Maria Anna është martuar kur i ka pasur 18 vite dhe ka krijuar familje, ndërsa më kurrë nuk është marrë me muzikë. /Telegrafi/