LAJMI I FUNDIT:

Motorola Moto X me mbështjellësin e lëkurës?

Motorola Moto X me mbështjellësin e lëkurës?

Moto Maker është shërbimi i Motorola-së i cili ua mundëson përdoruesve personalizimin e telefonit të tyre Moto X.

Më herët, Motorola ka ofruar edhe mbështjellësin e telefonit prej druri i cili është një ndryshim i bukur nga mbështjellësit e zakonshëm prej plastike, metali, ose xhami. Mirëpo me sa duket, personalizimi i Moto X nuk merr fund këtu.

Sipas një cicërimë të fundit nga @evleaks thuhet se Motorola mund të fillojë me ofrimin e modelit të ri të Moto X, i cili do të vijë me mbështjellësin prej lëkure, dhe se këtë model do ta sjell në vitin 2014.

Do të jetë interesante të shihet se çfar lloj lëkure do të ofrohet në mbështjellësin e Moto X, apo në çfarë ngjyra.


Sipas @evleaks, Motorola do ta lansojë modelin e ri të telefonit, pasardhësin e Moto X, i cili thuhet se do të quhet Moto X+1, dhe ka gjasa që ky version i ri i telefonit të Motorola-së do të ofrohet me mbështjellësin e lëkurës. / Telegrafi /