[tag_tagmanagerringier]a Motorola Moto X del javën e ardhshme? - Telegrafi - Telegrafi Motorola Moto X del javën e ardhshme? - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Motorola Moto X del javën e ardhshme?

Motorola Moto X del javën e ardhshme?

Fansat e telefonave Android janë në pritje të prezantimit zyrtar të telefonit të ri të Motorola’së, Moto X, për të cilin besohet se ka një datë zyrtare të prezantimit në treg.

Ditëve të fundit, prodhuesi amerikan ka lëshuar një reklamë të re lidhur me telefonin të cilin pritet ta lëshojë, si dhe ka freskuar logon e kompanisë, e cila përmban edhe ngjyrat e Google, kompanisë e cila e ka blerë Motorola Mobility.

Tani, sipas një raporti të fundit thuhet se Motorola i ka ftuar gazetarët që merren me teknologji në një ngjarje mediale të cilën do ta mbajë më 10 dhe 11 korrik.

Motorola Moto X thuhet se do të ketë ekranin me diagonale prej 4.5 deri në 4.7 inç si dhe Android Jelly Bean, me siguri Android 4.3.


Javën e ardhshme priten më shumë detaje për modelin e shumë pritur të telefonit të Motorola’së, të cilat me siguri se do të bëhen publike në ngjarjen mediale të kompanisë. / Telegrafi /