LAJMI I FUNDIT:

Motorola me model të ri të telefonit në Android 5.0 L

Motorola me model të ri të telefonit në Android 5.0 L

Një model i ri i telefonit të mençur të Motorola’së është shfaqur në një video, duke punuar në versionin më të ri të sistemit operativ Android, 5.0 L, dhe sipas burimeve të TK Tech News thuhet se bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit Motorola Droid.

Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se Droid i ri do të ketë dimensione më të mëdha sesa Motorola Moto X+1 dhe modeli aktual i Google, Nexus 5.

Është e mundur që ky model i ri i telefonit të mençur të jetë versioni i ri i Motorola Droid për Verizon, ose ndoshta një version më i madh i Moto X +1.
Moto X +1 pritet të vijë me një ekran prej 5.2 inç, edhe pse modeli në video duket se e ka një ekran me rreth 5.5 inç apo edhe më të madh se kaq.

Moto X +1 besohet se do ta sjell procesorin quad core Snapdragon 800, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, plus mbështetje për zgjerim të hapësirës deri në 128GB përmes kartelës microSD.


Kamera e përparme e X +1 do të jetë me 5MP, ajo e pasme me 12MP, ndërsa bateria e telefonit do të ketë 2900mAh. /Telegrafi/