[tag_tagmanagerringier]a Moto G prezantohet më 13 nëntor - Telegrafi - Telegrafi Moto G prezantohet më 13 nëntor - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Moto G prezantohet më 13 nëntor

Moto G prezantohet më 13 nëntor

Versioni më i lirë i Moto X do të debutojë në treg më vonë gjatë këtij muaji. Të paktën ky është premtimi publik i kompanisë Motorola, e cila ka postuar një ftesë zyrtare për lansimin zyrtar të modelit të saj të ri të telefonit, Moto G, të cilin ajo do ta prezantojë zyrtarisht më 13 nëntor.

Moto G thuhet se do të duket shumë i ngjashëm me modelin tashmë të famshëm të telefonit të Motorola-së, Moto X, mirëpo karakteristikat e këtij modeli do të jenë më modeste sesa ato të Moto X.

Karakteristikat e mundshme të Moto G do të përfshijnë procesorin 1.5GHz Qualcomm S4 Pro, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç në 720p, baterinë me 1950 mAh, si dhe opsionin me memories me 8 apo 16GB. / Telegrafi /