LAJMI I FUNDIT:

Moto G Google Play Edition për vetëm 180 dollarë

Moto G Google Play Edition për vetëm 180 dollarë

Modeli i njohur i telefonit të Motorola-së, Moto G tani vjen edhe në edicionin zyrtar të Google Play Edition.

Versioni i ri i Moto G tashmë është paraqitur në Google Play Store, dhe i njëjti është në dispozicion për një çmim të lirë i cili nuk e tejkalon shifrën prej 180 dollarëve për 8GB, apo 200 për versionin me 16GB memorie të brendshme.

Sikurse modelet tjera të telefonave në Google Play Edition, edhe Moto G do ti ofrojë specifikat e njëjta sikurse versioni në GSM, bashkë me versionin e fundit të sistemit operativ Android, 4.4 KitKat.

Fillimisht, Moto G në Google Play Edition do të ofrohet përmes operatorit mobil amerikan, AT&T. / Telegrafi /