LAJMI I FUNDIT:

Moto G ende në majat e listave, si telefoni më i shitur

Moto G ende në majat e listave, si telefoni më i shitur

Moto G është modeli më i shitur i Motorola’së ndonjëherë, dhe kjo gjë dihej që nga muaji shkurt. Mirëpo, çfarë nuk dihej është fakti se edhe pas gjithë këtyre muajve, modeli i shumë-përfolur i telefonit të Motorola e mban këtë pozitë, si telefoni më i shitur i kompanisë tashmë në pronësi të Lenovo-së.

Edhe në listën e Amazon për telefonat pa kontratë, për 6 shtete, Moto G është në vendin e parë në katër prej tyre, ndërsa shtetet e listuara janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca, dhe Gjermania.

Moto G është telefoni i dytë më i shitur në SHBA dhe Itali, vende në të cilat dy modelet e Samsung (S3 Mini dhe S III Neo) janë më të shitur sesa telefoni i Motorola-së. India, Brazili, Meksika dhe disa tregje të tjera, janë vende ku Moto G është poaq i famshëm dhe i suksesshëm.

Edhe pse Motorola nuk i ka dhënë shifrat e sakta të shitjeve të Moto G, besohet se njësitë e shitura përfshijnë disa miliona, kryesisht për shkak të çmimit shumë të ulët të pajisjes, e cila shitet për 179 dollarë (versioni me 8GB, dhe rrjetin LTE)./Telegrafi/