Që nga takimi i datës 2 dhjetor, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk janë takuar më. Nga takimi i fundit u bë e ditur se kanë disa dallime dhe se takimet do të vazhdojnë drejt arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës.
Që nga të dyja partitë kanë pohuar se kanë vullnet të formojnë qeverinë e re të Kosovës. Mirëpo, siç kanë thënë nga LVV, është LDK ajo e cila po e kushtëzon arritjen e marrëveshjes me postin e presidentit.
Lidhur me bisedimet që po bëhen mes LVV-së dhe LDK-së, është deklaruar njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela.
Ai tha se pas takimit të fundit mes Kurtit dhe Mustfës, po vërehet një tendosje e raporteve dhe jo përafrim të qëndrimeve.
“Parimisht, përderisa nuk është konstituar përbërja e re e Kuvendit dhe të jetë bërë caktimi i mandatarit për formimin e qeverisë, nuk kemi të bëjmë me zvarritje të formimit të qeverisë. Megjithatë, mungesa e takimeve në rang të liderëve të LVV-së dhe LDK-së nga 2 dhjetori, si dhe reagimet e zyrtarëve partiak pas takimit të fundit, tregojnë që ka tendosje të raporteve dhe jo përafrim të qëndrimeve. Kryefjala e mospajtimit mes LVV dhe LDK-së, është se cilat ministri do t’i udhëheqin dhe zgjedhja e presidentit të ri në vitin 2021. Në esencë, qëndrimet e tyre të shprehura nga zyrtarët partiakë tregojnë që në themel të mospajtimit të tyre qëndron mosbesimi mes parterëve të ardhshëm qeverisës”, ka thënë Vela, për Telegrafin.
Vela tha se në njërën anë LDK nuk i beson LVV-së të udhëheq me të gjitha ministritë që lidhen me sundimin e ligjit, si dhe tema e zgjedhjes së presidentit të ri adresohet jashtë marrëveshjes për Qeverinë dhe Kuvendin. Gjithashtu, sipas analistit edhe LVV nuk i beson LDK-së të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç ka thënë ai, nga frika se do ta ‘sabotojë’, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Siç duket, nga gjithë ai bashkëpunim opozitar dhe bashkërendim për programin qeverisës nuk kanë arritur të ndërtojnë mirëbesimin mes partnerëve të ardhshëm qeveritar. Formimi i institucioneve të reja në themelet e mungesës së besimit mund të përkthehet në qeverisje të përbashkët afatshkurtër”, tha ai.

Vela tregoi se çfarë duhet bërë partitë politike për të evituar gjithë këtë situatë.
“Liderët e partive si dhe zyrtarët e përfshirë në harmonizimin e programit qeveritar duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë për të shqyrtuar ide dhe alternativa që mundësojnë arritjen e kompromisit. Partitë duhet të heqin dorë pak nga synimet fillestare. Formula që mundëson bashkëpunimin politike duhet të bazohet në kontrollin e ndërsjellë të pushtetit mes partnerëve qeverisës, për të parandaluar koncentrimin e fuqisë politike dhe buxhetore tek njëra parti politike. Kjo mund të arrihet nëse liderët e LVV-së dhe LDK-së gjejnë zgjidhje për bashkëpunim afatgjatë, pasi që edhe pretimet e tyre për luftimin e korrupsionit, rimëkëmbjen e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë nuk do të mund të arrihen brenda katër viteve”, shpjegoi ai.
Në anën tjetër edhe Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare Demokracia Plus, tregoi një opsion se si mund të pajtohen LVV dhe LDK, sa i përket postit të presidentit.
“Më reale dhe më e zbatueshme në këto rrethana do të ishte marrëveshja për disa veti të kandidatit për president, kur vjen koha. Një prej vetive të jetë personalitet i pavarur partiak. Dhe, së dyti, të jetë figure unifikuese që nuk do të ketë kundërshtime të mëdha edhe që disa nga deputetët opozitarë, që së paku të jenë të pranishëm në votim, siç e kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese (vendimi i cili do të thotë që presidenti zgjidhet nëse në votim janë të pranishëm së paku 80 deputetë)”, ka thënë Bakija për Telegrafin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kuptuar se kur do të jetë takimi i ardhshëm mes liderëve, mirëpo këto dy parti nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Ndryshe, kanë kaluar 14 ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.
Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, është hapur rruga për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës e parasheh mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Aty përcaktohet se Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Në legjislaturën e shtatë LVV do t’i ketë 29 deputetë, kurse LDK 28 deputetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës