LAJMI I FUNDIT:

Moska u godit nga stuhia më e madhe e borës që nga viti 1941

Moska u godit nga stuhia më e madhe e borës që nga viti 1941

Moska është goditur nga një stuhi e madhe bore që meteorologët nuk e kanë regjistruar që nga viti 1941.

Sipas agjencive ruse, në 24 orët e fundit shtimi i reshjeve në Moskë ka shkaktuar probleme të mëdha, si dhe rrugë të shumta janë bllokuar nga reshjet e borës.

“Besohet se sot do të bien edhe 5 deri në 10 milimetra borë, që do të thotë se data 18 dhjetor do të shënohet me një maksimum rekord ditor të reshjeve. Njëkohësisht, siç parashikohet nga meteorologët, reshjet e borës në Moskë do të rriten në 40 centimetra deri më 19 dhjetor. Shpërthimet e erës mund të arrijnë 15 metra në sekondë”, shkruajnë mediat e huaja.


Gjithashtu, meteorologët rusë theksuan se pothuajse 30 për qind e reshjeve mujore ranë brenda një dite në qytet.

“Duke pasur parasysh se bora në qytet do të vazhdojë edhe gjatë ditës, kjo do të përfshihet në reshjet më të mëdha të borës në një ditë që nga viti 1879”, tha meteonovosti.

Gjithashtu, Ministria e Transportit e qytetit këshilloi të gjithë qytetarët që në ditët në vijim të heqin dorë nga udhëtimi me veturë dhe të kalojnë në transportin urban.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, sot në Moskë janë anuluar 56 fluturime dhe duket se reshjet e borës janë problem për të gjithë, përveç banorëve më të rinj që kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të shijuar gëzimet e dimrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

Amerika
Kalo në kategori