LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Mourinho u largua nga Italia jo nga Interi

Moratti: Mourinho u largua nga Italia jo nga Interi

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se lidhja e hidhur e Jose Mourinho me mediat e ka detyruar atë të shkojë në krahët e Real Madridit.

Transferimi i Mourinhos në stolin drejtues të Realit është konfirmuar dje nga të dyja palët, Inter dhe Real, të cilët kanë arritur marrëveshje për prishjen e kontratës paraprake të portugezit me kampionin e Evropës.

“Derisa tash sa di unë, asgjë nuk ka ndryshuar me Mourinhon, pasi ai ka punuar mirë me ne. Lamtumira e tij nuk e prish respektin që ka ekzistuar në mes nesh. Dera mbetet gjysmë e hapur për të, e gatshme të rihapet përsëri”.

“Sipas mendimin tim Mourinho nuk e la Interin si të tillë, ai e la Italinë. Mbase nuk i ka shëruar disa plagë nga dy vitet e kaluara dhe personaliteti i tij po ashtu e ka udhëhequr atë në kërkim të aventurave të reja”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/