LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Mourinho nuk ka nënshkruar me Realin

Moratti: Mourinho nuk ka nënshkruar me Realin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, shpreson që Jose Mourinho t’ia sjellë atij Ligën e Kampionëve pas 38 vitesh, ndërsa shpreson që edhe tekniku portugez të qëndrojë në pankinën Nerazzure.

“Jam i lumtur të jem këtu dhe të marr pjesë në një vend aq të respektuar. Dy ekipet më të forta janë në finale. Ato eliminuan ekipet më të forta gjatë kësaj rruge, veçanërisht Interi. Do të jetë dita më e rëndësishme për ne”.

“Konferenca për shtyp e Mourinhos? Sigurisht se nuk ishte një lamtumirë. A ka nënshkruar Mourinho për Realin? Nuk mendoj se ai e ka bërë këtë”, u shpreh Moratti për shtypin italian. /Telegrafi/