LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Më pëlqen Gerrard

Moratti: Më pëlqen Gerrard

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se në listën e tij të transferimeve është futur mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, duke thënë se po merr thirrje të shumta nga tifozët zikaltër për të transferuar kapitenin e The Reds.

“Në mesfushë më pëlqejnë edhe Cesc Fabregas edhe Steven Gerrard. Tifozët e duan Gerrardin në Liverpool dhe ata shihet qartë që dinë shumë rreth futbollit”, theksoi Moratti.

Presidenti i Interit shtoi gjithashtu se Real Madridi do të duhet të luftojë drejtpërsëdrejti me të, për firmën e mbrojtësit të djathtë, Douglas Maicon, duke i paralajmëruar Los Blancos të mos e ëndërrojnë brazilianin në skuadrën e tyre. /Telegrafi/