LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Benitez trajner i Interit

Moratti: Benitez trajner i Interit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka aluduar se ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, do të nënshkruajë me Interin brenda pak ditësh.

“Unë mund të flas vetëm mirë për të, sepse ai është shumë i talentuar. Është e vërtetë, ne jemi shumë pranë Benitezit dhe do të vendosim brenda pak ditësh. Unë e di se Benitez ka statistikë të mirë ndaj Jose Mourinhos, ai e ka mposhtur atë pesë herë”.

“Kjo është shenjë se ai është i mirë, punon mirë dhe para së gjithash nuk i merr gabimisht ndeshjet e mëdha. Është me rëndësi që ai tashmë ka lënë gjurmët në Evropë. Ne duam të arrijmë më shumë në këtë fushë”, deklaroi Moratti për Corriere dello Sport. /Telegrafi/