LAJMI I FUNDIT:

Moody’s zhvlerëson Japoninë

Moody’s zhvlerëson Japoninë

Agjencia e Vlerësimit të Kreditit Mooody’s, paralajmëroi Japoninë për një zhvlerësim të afërt të bonove duke cituar dështimin e saj në realizimin e reformës fiskale.

“Dështimi i Japonisë në respektimin e afatit të 20 Qershorit që e kishte vendosur vetë për të prezantuar një plan afatgjatë në reduktimin e borxhit masiv të vendit është një zhvillim negativ”, tha agjencia Moody’s duke sugjeruar për një zhvlerësim të afërt.

Të tre agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit kanë vendosur në shënjestër Japoninë për një zhvlerësim të statusit të saj për shkak të pamundësisë politike në Tokio për të miratuar një plan afatgjatë dhe të besueshëm të reformës fiskale që do të reduktojë borxhin publik që rritet çdo ditë.

Borxhi është sa dyfishi i totalit të ekonomisë pesë trilionë dollarë të Japonisë ose 200 për qind e saj. /Telegrafi/