LAJMI I FUNDIT:

Momenti shokues kur polici vret një grua (Foto/Video, +18)

Momenti shokues kur polici vret një grua (Foto/Video, +18)

Policia në Karolinën e Veriut, ka publikuar pamjet e kamerës së instaluar në rrobat e një polici, dhe shfaq momentin shokues kur polici qëllon për vdekje një grua e cila i ishte vërsulur me thikë kasapi.

Chieu Di Thi Vo, 46-vjeçe, ishte qëlluar dhe vrarë nga një polic më 25 mars të vitit 2014, pasi policia ishte thirrur nga një qytetar se në një apartament në Greensboro dikush po rrihej, transmeton Telegrafi.


Vrasja 2

Vo e cila kishte lindur në Vietnam dhe nuk fliste anglisht, ishte grindur me nënën e saj, dhe në momentin kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, ajo kishte filluar të bërtas në gjuhën vietnameze.

Vrasja 3

Policia pretendon se ajo i është afruar policit duke mbajtur një thikë gjigante në dorë, dhe kishte refuzuar të hedh në tokë armën në momentin kur policia kishte hapur zjarr.

Vrasja 4

Videoja rrëqethëse është publikuar me kërkesë të familjes Vo, të cilët besojnë se policia kishte vepruar në mënyrë të paligjshme dhe se kanë mundur të shmangin vdekjen e Vo, e cila vuante nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/