LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Formula për ndërtimin e qeverisjes së ardhshme, dyshja LDK-PSD (Video)

Molliqaj: Formula për ndërtimin e qeverisjes së ardhshme, dyshja LDK-PSD (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se formula e qeverisjes së ardhshme në Kosovë është binomi LDK-PSD.

Molliqaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë ka pasur takime me strukturat e larta të LDK dhe këta të fundit e kanë kuptuar se strategjia e bashkëpunimit LDK-VV për rrëzimin e qeverisë ka qenë e gabuar.

“Është ditur që nga fillimi se strategjia e tyre do të dështojë. Nëse ty të vyejnë votat e PSD-së, ty të duhen votat e tyre. Duke i thënë tjetrit se ti je me SHIK-un, tradhtar etj., nuk ka kuptim të kërkosh votat e tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i PSD-së, ka thënë se tashmë LDK në deklaratat publike po e përmendin bashkëpunimin me VV-në dhe PSD-në.

“Për dallim nga para një viti, edhe interesimi, edhe veshët e zyrtarëve të LDK-së janë jashtëzakonisht të kthyer nga ajo që po thotë PSD. Ky është lajm i mirë për Kosovën… Unë besoj që formula për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ndërtimin e qeverisë së ardhshme është LDK-PSD. Sigurisht që për rrëzimin e kësaj qeverie nevojiten votat e Vetëvendosjes dhe Alternativës”, tha Molliqaj.

Molliqaj: Prej ndarjes së Vetëvendosjes, i vetmi që arrestohet jam unë (Video)
Lexo po ashtu Molliqaj: Prej ndarjes së Vetëvendosjes, i vetmi që arrestohet jam unë (Video)

Molliqaj ka thënë se LDK ka mirëpritur planin e PSD-së për shkuarje në zgjedhje të reja parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori