LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Prej ndarjes së Vetëvendosjes, i vetmi që arrestohet jam unë (Video)

Molliqaj: Prej ndarjes së Vetëvendosjes, i vetmi që arrestohet jam unë (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimi që është marrë për arrestimin e tij gjatë vikendit është shkelje ligjore, pasi praktika të tilla merren vetëm në raste urgjente.

Molliqaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se protestat që ai ka bërë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes ishin të drejta dhe i kanë kontribuuar shoqërisë.


“Nuk jam pishman për asnjërën nga protestat ku kam marrë pjesë. Prokuroria dhe gjykatat duhet t’i japin më shumë prioritet luftës kundër korrupsionit dhe krimit, pa përjashtuar edhe rastet e protestave. Për mua është e çuditshme dhe mendoj që nuk i ndihmon shtetit të Kosovës, që të dielën të merr vendim për një protestë që është bërë para katër viteve”.

Deputeti i PSD-së, ka thënë se është interesant që në ato protesta kanë marrë pjesë shumë persona që tash janë në Vetëvendosje e PSD, por sipas tij vetëm ata të PSD janë në target për arrestim.

“Nuk ka më arrestime të personave nga Vetëvendosje. I vetmi person që arrestohet prej ndarjes së Vetëvendosjes më duket se jam unë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Molliqaj ka thënë se me arrestimin e tij janë bërë shkelje ligjore pasi nuk ekziston ndonjë dokument që ai është ftuar për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori