LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Ronaldo mund të ishte lojtar i Juventusit

Moggi: Ronaldo mund të ishte lojtar i Juventusit

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se biankonerët kishin qenë shumë afër për të angazhuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në kohën kur ai ishte tinejxher.

“Cristiano Ronaldo, ne kishim nënshkruar me të, kur ai ishte 17-vjeçar. Ai erdhi në Torino për testet mjekësore, por Marcelo Salas, i cili duhej të kthehej në Sporting Lisbon, bllokoi gjithçka”.

“Fillimisht ai dëshironte të shkojë, por befas refuzoi. Dhe në këtë moment ne e humbëm Cristiano Ronaldon. Dhe ai iu bashkua Manchester United”, ka thënë Moggi.

Italiani po ashtu ka thënë se ai është i pakënaqur me paraqitjet që tregon përforcimi i verës i Juventusit, Diego.


“Diego, kam dyshime. Unë do ta shfrytëzoja atë ndryshe, si mesfushor i pastër. Por nëse ai luan në ballë, ai mund të nxjerrë probleme pasi është një lojtar i cili godet shumë shpesh dhe nuk shqetësohet për sulmuesit të cilët duhet të shënojnë gola”, ka shtuar Moggi./Telegrafi/