LAJMI I FUNDIT:

Moggi: E ardhmja e Juventusit duket e zezë

Moggi: E ardhmja e Juventusit duket e zezë

Gjiganti i italian Juventus po përballet kohëve të fundit me krizën e rezultateve dhe ish-drejtori i Juves, Luciano Moggi, nuk sheh dritë në fund të tunelit për Bianconerët.

“E ardhmja duket e zezë për Juventusin. Gjërat do të bëhen edhe më keq se që janë. Ekipit i duhet rindërtim total në vitet e ardhshme. Ekipi ka disa lojtarë në moshë dhe nuk po ka zëvendësime të duhura”.

“Franco Baldini si drejtor i Juves? Kjo do të ishte goditje tjetër për tifozët. Ai ishte njëri prej njerëzve kryesorë të katastrofës së Calciopolit”.

“Cesare Prandelli është trajner i mirë, por nuk mendoj se është njeriu i duhur për Juventusin. Klubit i duhet dikush si Ancelotti, Fabio Capello ose Marcello Lippi. Juventusi ka nevojë për një lider të fortë”, deklaroi Moggi për Gold Sport. /Telegrafi/