LAJMI I FUNDIT:

Modric rinovon kontratën

Modric rinovon kontratën

Luka Modric ka zgjatur kontratën e tij me Tottenhamin edhe për gjashtë vite të tjera, e që do ta mbajë atë në White Hart Lane deri në vitin 2016.

Mesfushori kreativ kroat shfaqi besnikërinë ndaj Tottenhamit përkundër interesimit të Manchester United.

“Tottenhami ma dha mundësinë të luaja në Ligën Premier dhe unë dua të arrij suksese me Tottenhamin. Po, ka pasur oferta nga klube tjera të mëdha, por nuk më ka interesuar të kaloj diku tjetër”.

“Përfundimi në pozitën e katërt ka treguar se ku jemi si klub dhe unë ndjej se mund të përmirësohem dhe të arrij gjithçka që dua me Spursat”, ka thënë Modric për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/