LAJMI I FUNDIT:

Modeli për selfie kushton 359 euro

Modeli për selfie kushton 359 euro

Dje gjatë ditës kompania Sony e prezantoi telefonin e saj të dedikuar për Selfie, modelin Sony Xperia C3, për të cilin fillimisht nuk kishte dhënë detaje për çmimin.

Megjithatë, sot është thënë se Sony Xperia C3 do të dal në shitje në Evropë për një çmim prej 359 eurosh, pa kontratë me operatorët mobil.

Sony Xperia C3 sjell ekranin me diagonalen prej 4.4 inç në IPS HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa aty është edhe procesori quad core Qualcomm Snapdragon si dhe 1GB RAM dhe 8GB memorie.

Karakteristika kryesore e telefonit është kamera e përparme për selfie me 5MP gjerësi, dhe ajo e pasme që sjell 8MP.


Në mesin e karakteristikave tjera të Xperia C3 janë edhe kartela microSD, e cila mund ta zgjerojë memorien deri në 32GB, lidhja për WiFi, Bluetooth si dhe Android 4.4 Kit Kat. /Telegrafi/