LAJMI I FUNDIT:

Modeli One, shpresë për rikthim të HTC-së

Modeli One, shpresë për rikthim të HTC-së

Sot gjatë ditës, prodhuesi i famshëm tajvanez, HTC, ka prezantuar rezultatet e saj financiare për muajin prill, të cilin e ka mbyllur me 645 milionë dollar të hyra nga shitja, ose me një trend në rënie, pasi kompania është duke vuajtur në rezultate të biznesit, si pasojë e rivalitetit të fuqishëm i cili vjen nga Samsung dhe Apple.

Krahasuar me prillin e vitit 2012, këtë vit shitjet e HTC-së kanë rënë me rreth 37 për qind. Të hyrat nga shitjet e vitit të kaluar ishin dukshëm më të mira se sa ato që kompania i ka realizuar këtë vit.

Prej periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shitjet e HTC kishin filluar një trend të rënies, dhe menjëherë pas kësaj HTC kishte filluar të kërkoj një drejtor të ri ekzekutiv, si shpëtim nga dështimi i mëtutjeshëm në biznes.

Mirëpo, tani që HTC One është prezantuar zyrtarisht në treg, dhe ky model është vlerësuar mjaft shumë nga ekspertët e tregut, por edhe përdoruesit, ka një fije shprese për prodhuesin tajvanez, i cili prejse ka debutuar me modelin One i ka rritur të hyrat për 26 për qind. / Telegrafi /