LAJMI I FUNDIT:

Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Rinisë duhet t’i jepet vendi qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në zbatimin e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht vauçer prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

Lidhur me të njëjtën, Miteva njoftoi se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes që është më e favorshme dhe përmes e cila do të gjendet më e mira për shpërndarjen e mjeteve financiare

Përkatësisht synohet të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.


Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë? Në një epokë gjithnjë e më dixhitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe programet edukative është thelbësore për të mësuarit efektiv. Këto vauçer do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në edukimin e tyre”, thekson Miteva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori