LAJMI I FUNDIT:

Miratohet kredia 25 milionë dollarë për rrugën Tiranë – Elbasan

Miratohet kredia 25 milionë dollarë për rrugën Tiranë – Elbasan

Fondi Saudit për Zhvillim miratoi një kredi prej rreth 25 milionë USD për projektin e rrugës Tiranë - Elbasan. Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga Ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë zoti Abdullah Abdulaziz AL-Abdulkarim, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Financave zotin Ridvan Bode.

Ministri falënderoi Ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë, sidomos kur flitet për projekte infrastrukture, çka tregon vlerësimin e lartë që ka Fondi Saudit për meritat teknike dhe financiare të këtij projekti. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë./Telegrafi/