LAJMI I FUNDIT:

Miqtë e Neymarit mohojnë pretendimet e Messit për rikthimin e brazilianit te Barcelona

Miqtë e Neymarit mohojnë pretendimet e Messit për rikthimin e brazilianit te Barcelona
Lionel Messi - Neymar Jr. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Miqtë e afërt me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, kanë mohuar pretendimet e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, këtë javë.

Këtë javë, Messi deklaroi se shpreson që Barcelona të rikthejë ish-shokun e tij në Camp Nou.

Ylli argjentinasi gjithashtu këmbënguli se Neymar ishte i etur për tu rikthyer, por një transferim nuk u materializua.


Messi flet pa hezitim për shumë tema: Rikthimi i Neymar, kualiteti i Lautaros, përplasja me Abidalin dhe largimi i Ronaldo nga Reali
Lexo po ashtu Messi flet pa hezitim për shumë tema: Rikthimi i Neymar, kualiteti i Lautaros, përplasja me Abidalin dhe largimi i Ronaldo nga Reali

“Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë”.

“Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”, ka thënë Messi rreth Neymarit.

Megjithatë, një burim i afërt me yllin brazilian ka mohuar pretendimet e bëra nga kapiteni i Barcelonës.

Hakerët thyejnë faqen zyrtare të Barcelonës, lajmërojnë rikthimin e Neymarit
Lexo po ashtu Hakerët thyejnë faqen zyrtare të Barcelonës, lajmërojnë rikthimin e Neymarit

“Këto fjalë nuk janë të vërteta. Messi flet për të kaluarën, jo për situatën aktuale”, ka thënë miku i Neymari për L’Equipe.

Ndryshe, Neymar dhe Messi kanë krijuar një nga partneritetet më të frikshme në botë, së bashku me Luis Suarezin, duke fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori