LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Kusari-Lila takon përfaqësuesin e KE-së

Ministrja Kusari-Lila takon përfaqësuesin e KE-së

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila priti ka takuar të mërkurën në selinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, drejtorin e seksionit politik në zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinho.

Fillimisht, Sinho e uroi ministren Mimoza Kusari-Lila për detyrat e reja. Në takimit u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me CEFTE-n, si dhe për qasjen e bizneseve kosovare në tregjet e BE-së.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të ketë një bashkëpunim më të ngushtë në lidhje me çështjet e interesit të përbashkët. /Telegrafi/