LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës kërkon miliona shtesë për autostradën drejt Shkupit

Ministria e Infrastrukturës kërkon miliona shtesë për autostradën drejt Shkupit

Ministria e Infrastrukturës shpreson që t’i shtohen disa miliona me rishikim të buxhetit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit.

90 milionë eurot e ndara në fillim të vitit, e që janë të ndara për vitin 2015, nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë dinamikën e punëve të planifikuara për këtë vit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se janë duke i shqyrtuar kërkesat e komunave para se të dorëzojnë kërkesën për rishikim buxhetor. Thotë se brenda javës do të dërgohen kërkesa për rishikimin buxhetor, shkruan sot “Koha Ditore”.


“Deri të premten e kemi afatin për dorëzimin e draftit të parë për rishikim. Kemi kërkesa edhe nga komunat dhe fillimisht do të analizohet se si është situata në komuna dhe projektet e tjera që janë nisur më parë. Pastaj do të shohim nëse mund të shtohen edhe ndonjë milion për autostradë”, ka thënë ai. /Telegrafi/