LAJMI I FUNDIT:

Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës janë “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën.

Lavrov ishte pyetur nga një gazetar se në çfarë pike SHBA-ja konsiderohet si e përfshirë drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë, kundrejt asaj përfshirjeje jo-indirekte duke mbështetur Ukrainën, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Mund ta quani këtë si të doni ta quani, por ata janë drejtpërdrejt në luftë me ne. Ne mund ta quajmë këtë një luftë hibride, por kjo nuk e ndryshon realitetin”, tha Lavrov. “Ata janë të përfshirë në mënyrë efektive në armiqësi me ne, duke përdorur ukrainasit si instrument”, shtoi ai.


Ministri i jashtëm rus potencoi se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shumë të tjerë po “bëjnë luftë” kundër Rusisë dhe janë të përfshirë në armiqësi kundër vendit.

Lavrov theksoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera po dërgojnë sasi gjithnjë e më të mëdha armësh në Kiev, derisa satelitët ushtarakë dhe aeroplanë të inteligjencës nga këto vende përdoren gjithashtu kundër Moskës.

Këto deklarata besohet se i bëri të shtunën në një konferencë shtypi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori