Nuk ka “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për mbështetjen për Ukrainën, ka thënë ministri i Jashtëm francez për BBC.
Jean-Noël Barrot tha se Ukraina mund të lëshonte raketa franceze me rreze të gjatë veprimi në Rusi “në logjikën e vetëmbrojtjes”, por nuk do të konfirmoi nëse armët franceze ishin përdorur tashmë, transmeton Telegrafi.
“Parimi është vendosur… mesazhet tona për presidentin Volodymyr Zelensky janë pritur mirë”, tha ai në një intervistë ekskluzive të dielën me Laura Kuenssberg.
Presidenti francez Emmanuel Macron tregoi gatishmërinë e Francës për të lejuar që raketat e saj të hidheshin në Rusi në fillim të këtij viti.
Por komentet e Barrot janë domethënëse, ditët që vijnë pasi raketat me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe u përdorën në atë mënyrë për herë të parë.
Barrot, i cili zhvilloi bisedime me Sekretarin e Jashtëm, David Lammy në Londër të premten, tha se aleatët perëndimorë nuk duhet të vënë asnjë kufi në mbështetjen për Ukrainën kundër Rusisë, dhe “të mos vendosin dhe shprehin vija të kuqe”.
I pyetur nëse kjo mund të nënkuptojë edhe trupat franceze në luftime, ai tha: “Ne nuk hedhim poshtë asnjë opsion”.
“Ne do të mbështesim Ukrainën aq intensivisht dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Pse? Sepse është siguria jonë ajo që është në rrezik. Sa herë që ushtria ruse përparon me një kilometër katror, kërcënimi afrohet një kilometër katror më pranë Evropës”, tha ai.
Barrot la të kuptohet se do të ftojë Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n, siç ka kërkuar Zelensky.
“Ne jemi të hapur për të bërë një ftesë, dhe kështu në diskutimet tona me miqtë dhe aleatët, si dhe miqtë dhe aleatët e Ukrainës, ne po punojmë për t’i afruar ata me pozicionet tona”, tha Barrot.
Ai sugjeroi se vendet perëndimore do të duhet të rrisin shumën që shpenzojnë për mbrojtjen.
“Sigurisht që ne do të duhet të shpenzojmë më shumë nëse duam të bëjmë më shumë, dhe mendoj se duhet të përballemi me këto sfida të reja”, tha ai për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës