LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hamza viziton Shqipërinë

Ministri Hamza viziton Shqipërinë

Ministri i Financave, Bedri Hamza i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Doganës, Naim Huruglica, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti dhe drejtori ligjor në Ministrinë e Financave, Lulzim Rafuna, do të udhëtoj sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite ministri Hamza së bashku me bashkëpunëtorët e tij , do të takohet me ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë, Ridvan Bode, ku do të diskutojnë rreth bashkëpunimit ndërshtetërorë, sidomos ndërmjet administratave doganore dhe atyre tatimore. /Telegrafi/