LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Hamza e Bode flasin për barrierat doganore

Ministrat Hamza e Bode flasin për barrierat doganore

Ministri i Financave (MF) i Kosovës, Bedri Hamza gjatë vizitës në Shqipëri, u takua me ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë, Ridvan Bode, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetërorë në fushën e financave, sidomos ndërmjet administratave doganore dhe atyre tatimore.

Ministrat e Financave të te dyja vendeve kanë diskutuar edhe për eliminimin e barrierave doganore me qellim të lëvizjes së lirë të mallrave.

Ministri Ridvan Bode, ak shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e shtetit shqiptarë për të bashkëpunuar me Kosovën në fushat me interes të përbashkët në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik , financiar si dhe në fushat të tjera.

Ministri Hamza, tha se Kosova është e gatshme për bashkëpunim në çdo kohë më shtetit shqiptarë si në eliminimin e barrierave doganore dhe atyre administrative.
Grupet e ekspertëve të të dyja vendeve do të shqyrtojnë detajet e eliminimit të tarifave të dyfishta doganore në mënyrë që prodhuesit kosovarë dhe ata të Shqipërisë të tregjet e dy vendeve”, theksoi ministri Hamza. /Telegrafi/