LAJMI I FUNDIT:

Ministrat gjermanë nuk dëshirojnë paga më të larta

Ministrat gjermanë nuk dëshirojnë paga më të larta

Ministrat e qeverisë federale të Gjermanisë kanë hequr dorë nga rritja e pagave, në të cilën kishin të drejtë që nga viti i ardhshëm, për të cilën u vendos muajin e kaluar.

Vendimi është marrë pasi që kancelaria gjermane Angela Merkel bëri publik planin për reduktimin e deficitit buxhetor, i cili parasheh kursime prej 80 miliardë euro deri në vitin 2014.

Në bazë të një marrëveshje me sindikatat e të punësuarve në sektorin publik të arritur në shkurt, punonjësit publik nga gushti 2011 do të marrin një rritje në paga prej 2.1 %.

Qeveria federale ka kërkuar tani nga Bundestagu që ministrat federalë dhe sekretarët shtetërorë të përjashtohen nga kjo rritje.


Sipas Aleancës së taksapaguesve, kancelaria gjermane merr 15 833 euro në muaj, ndërsa prej gushtit 2011 rritja do të ishte 334 euro në muaj. Ministrat federalë marrin 12 860 euro, ndërsa rritja do të ishte 272 euro.