LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e rinj britanikë i zvogëluan rrogat

Ministrat e rinj britanikë i zvogëluan rrogat

Qeveria e re e Britanisë së Madhe i zvogëloi rrogat e anëtarëve të kabinetit për pesë për qind, si pjesë e masave për uljen e deficitit të lartë buxhetor të vendit.

Ministrat në kabinetin e ri kryesuar nga lideri i partisë konservatore David Cameron në takimin e parë i zvogëluan rrogat.

Tani kryeministri do të marrë 142.500 paundë, në vend të 150.000, ndërsa rrogat e ministrave do të jenë nën 135.000 paundë.

Një javë pas zgjedhjeve në Britani të Madhe është formuar koalicioni qeveritar mes partisë konservatore të David Cameron dhe liberal-demokratëve të Nick Clegg, ndërsa laburistët e kryeministrit të deritanishëm Gordon Brown u larguan nga pushteti.