LAJMI I FUNDIT:

Milito: Etoo ishte i mirë në mbrojtje

Milito: Etoo ishte i mirë në mbrojtje

Diego Milito ka dalë ‘në mbrojtje’ të bashkëlojtarit të tij te Interi, Samuel Eto'o, pas fitores së mbrëmshme ndaj Chelseat.

Milito shënoi golin e parë në fitoren e mbrëmshme prej 2-1, ndërsa Eto’o u kritikua për performancën e tij.

“Eto’o nuk luajti mirë? Jo, nuk mendoj kështu. Samuel bëri një punë të rëndësishme në mbrojtje, që ishte vendimtare për të gjithë ekipin, një punë defensive e cila na ka ndihmuar të fitojmë. Ai është i shkëlqyeshëm, ka bërë shumë sakrifica dhe edhe pse nuk shënoi, duhet ta respektojmë punën e tij për ekipin”, ka thënë Milito./Telegrafi/