Ndonëse ka një kujtim jo fort të hijshëm të të shkuarit “zyrtar” në Poloni, për zyrtarët e Qeverisë së Kosovës një vizitë për në këtë shtet do të ishte më fitimprurësja. Kjo pasi që për një ditë qëndrimi në këtë shtet, zyrtarët qeveritarë, pos që i kanë krejt shpenzimet të paguara, do të marrin edhe një mëditje prej 73 eurosh e 40 centë. Llogaritet që qëndrimi ditor i një zyrtari në këtë shtet, qeverisë t’i kushtojë 367 euro.
Mëditje hiç më të ligshta nuk marrin zyrtarët nëse vizitojnë Republikën e Koresë, edhe pse në databazën e qeverisë nuk përcaktohet qartë se cilën Kore. Për një ditë në këtë shtet pagesa për mëditje mbërrin në 68 euro, ku me krejt shpenzimet, një ditë qëndrimi aty i një zyrtari, qeverisë i kushton hiç më pak se 344 euro.
Edhe vizita në Federatën Ruse paguhet me 61 euro mëditja, apo 307 euro krejt shpenzimet njëditore për një zyrtar. Kurse vizita në shtetin e Nigerisë paguhet me 72 euro mëditje.
Pagesat për vizitë në shtetet e konsideruara si shtete mike, si Amerika e Anglia nuk janë më të “ligështa”. Zyrtari i Qeverisë së Kosovës për një ditë qëndrimi në SHBA paguhet me 55 euro mëditje, kurse në Mbretërinë e Bashkuar 67 euro.
Ndonëse ka pak vizita të deklaruara, edhe qëndrimet në vendet si Kuwait, Hong- Kong e Japani paguhen me mëditje të majme, të cilat sillen rreth 65 eurove. Më keq nuk mbetet as vizita në shtetin e Izraelit, prej nga e kanë prejardhjen këshilltarët për ekonomi të kryeministrit Hashim Thaçi. Një ditë qëndrimi në vendlindjen e tyre, një zyrtari qeveritar i paguhet me 72 euro mëditje, kurse Qeverisë i kushton, duke llogaritur ushqimin e fjetjen mbi 360 euro.
Më së paku paguhen vizitat në vendin turistik Bhutan, ku merren mëditje vetëm 12 euro, pastaj vizita në Afganistan, ku një mëditje ka vlerën e 16 eurove, për Somali merren veç 17 euro mëditje etj. Vendi në të cilin vizita të shkon “huq” është Libani. Zyrtarët qeveritarë të Kosovës në këtë shtet i kanë shpenzimet e paguara, ku vlera e tyre mund të mbërrijë në 210 euro për një ditë, por s’kanë asnjë cent mëditje.
Mbi 316 milionë euro ka shpenzuar qeveria në vitin që lamë pas vetëm në linjën “paga dhe mëditje”, por ata duan ta mbajnë sekret se sa prej tyre janë vetëm për mëditje. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj