LAJMI I FUNDIT:

Milani në vendin e tretë

Milani në vendin e tretë

Milani ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Lazios në Stadio Olimpico të Romës, për t’u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Thiago Silvas (21’), i cili shfrytëzoi një gjuajtje të lirë të Pirlos për të kaluar Rossonerët në epërsi.

Goli i dytë i Milanit erdhi pas një krosimi të Ronaldinhos drejt Alexandre Patos, i cili dyfishoi epërsinë për kuqezinjtë (35’).

Në pesën e dytë (64’), Thiago Silva neutralizoi golin e tij duke shënuar në portën e Didas, dhe duke i dhënë shpresë Lazios për barazim.


Megjithatë deri në fund të ndeshjes, Biancocelestët nuk arritën ta shënojnë golin e barazimit.

Pas kësaj fitoreje, Milani pozicionohet në vendin e tretë me një pikë më shumë se Sampdoria në vendin e katërt dhe dy pikë më pak se Juventusi që mban vendin e dytë. /Telegrafi/