LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon Torresin

Milani kërkon Torresin

Milani është i gatshëm të bëjë një transferim sensacional për të sjellë në San Siro sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

Sipas Il Giorno, Torres është synim i Milanit qe një kohë të gjatë, ndërsa drejtuesit e gjigantit italian e kanë monitoruar situatën e spanjollit në klub, të cilën dëshirojnë ta shfrytëzojë për të transferuar njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.

Torres nuk është aspak i kënaqur me mungesën e trofeve në Anfield dhe është i gatshëm për t’u larguar në drejtim të qytetit të modës.

Për më shumë, thuhet se ai është gati që të pranojë dhe shkurtim të pagës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Milani.


Dzeko gjithashtu është synim i Milanit, mirëpo çështja rreth boshnjakut mbetet ende e ngrirë për shkak të klauzolës së tij prej 40 milionë eurosh e vënë nga gjermanët e Wolfsburg. /Telegrafi/