LAJMI I FUNDIT:

Milani interesohet për Donin

Milani interesohet për Donin

Portieri i Romës, Alexandre Doni, raportohet se është duke u vështruar nga gjiganti tjetër italian, Milani.

Doni është duke menduar të largohet nga Roma pasi ka humbur statusin e portierit të parë gjatë sezonit që kaloi, ndaj Julio Sergio. Megjithatë agjenti i portierit thotë se asgjë nuk do të vendoset para se të përfundojnë bisedat me Romën.

“Absolutisht jo. Nuk ka pasur kontakte me Milanin për Donin. E mohoj këtë, kjo është vetëm një spekulim. Ne po presim një telefonatë për të vendosur të ardhmen e tij me Romën”, ka thënë agjenti i lojtarit Ovid Colucci për MilanNews.it. /Telegrafi/