LAJMI I FUNDIT:

Milani do ta largojë Huntelaarin

Milani do ta largojë Huntelaarin

Njoftohet se Milani do t’ia tregojë derën sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Il Corriere Dello Sport” drejtorët e klubit kanë vendosur ta largojnë holandezin, duke qenë se ai ka zhgënjyer në San Siro. I njëjti burim pohon se Rossonerët dëshirojnë ta sjellin në skuadër ish-sulmuesin e Interit, Adriano.

Ndërkohë që Huntelaar mund të shfrytëzohet si pjesë e kontratës për të sjellë në San Siro lojtarin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.