LAJMI I FUNDIT:

Milani barazon, Reali pranë kualifikimit

Milani barazon, Reali pranë kualifikimit

Rossonerët nuk kanë arritur më shumë se një barazim si nikoqir të skuadrës franceze Marseille.

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Olimpique de Marseille, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi pas një solo-depërtimi të Marco Borrielos (10’), i cili e kreu gjithë punën vetë.

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë (16’) dhe mysafirët barazuan rezultatin, kurse realizues ishte Lucho Gonzalez.


Në takimin tjetër të Grupit C, Real Madridi ka shënuar fitore minimale kundër FC Zurich me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain (21’).

Pas xhiros së pestë, në këtë grup prin Reali me dhjetë pikë që pothuajse e ka siguruar kualifikimin, Milani ka tetë pikë ndërsa Marseille shtatë.

Në xhiron e fundit, kur takohen Cyrih-Milan dhe Marseille-Real Madrid, do të vendoset se kush do të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt nga ky grup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori