LAJMI I FUNDIT:

Milanezët shënojnë fitore

Milanezët shënojnë fitore

Milanit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Clarence Seedorf për të shënuar fitore në San Siro ndaj Bolognas, ndërsa kampioni në fuqi i Serie A, Interi, është ndihmuar nga dy gola të Diego Militos për të fituar në fushë të Cagliarit.

Goli i Seedorf erdhi në minutën e 75-të të lojës, që i dha fitoren e dytë të sezonit Milanit, të parën pas dy zhgënjimeve, një humbje të thellë nga Interi dhe një barazimi pa gola ndaj Livornos. Rosonerët tash mbledhin shtatë pikë nga katër ndeshje.

Në takimin tjetër, Interi është rikthyer nga një gol disavantazh në pjesën e parë, për të shënuar dy gola në pjesë të dytë. Vendasit kaluan në epërsi me anë të një goli të shënuar nga penaltia nga Jeda, ndërsa meritor për fitoren e nerazurëve ishte sulmuesi Diego Milito, i cili shënoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë të ndeshjes (51′ dhe 55′).

Interi mbledh 10 pikë nga katër takime, dy më pak se Juventus dhe Sampdoria që ruajnë fillimin e pathyer të sezonit edhe në javën e katërt.


Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori