LAJMI I FUNDIT:

Milan sheh Lippin si zëvendësim për Leonardon

Milan sheh Lippin si zëvendësim për Leonardon

Ekipi i Milanit është duke u matur për të marrë trajnerin e kombëtares italiane Marcello Lippi pasi që Leonardo ka konfirmuar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Braziliani Leonardo dhe zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani kanë njoftuar për këtë hap të premten, duke thënë se ndarja ishte e vështirë, por miqësore. Tani, veçmë ka filluar gara për ta gjetur një njeri të ri.

Gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” pohon se shefi i klubit Silvio Berlusconi e adhuron Lippin, por tani atij do të duhej të priste derisa Lippi të lë kombëtaren italiane, një gjë që nuk do t’i shkonte për shtati ekipit pasi që ata dëshirojnë të planifikojnë shumë më herët për sezonin e ardhshëm.

Më të preferuarit tanimë janë brenda klubit. Asistenti i trajnerit Leonardo, Mauro Tassotti dhe ish mesfushori Filippo Galli janë në shënjestër për të marrë përsipër rolin e trajnerit.


Megjithatë, të premten ka pasur raporte se një prej ideve është edhe trajneri i ekipit të Romës – Claudio Ranieri. Mirëpo, gjasat janë të vogla që ai të largohet nga ekipi i tij aktual pas një pune të shkëlqyer që ka bërë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori