LAJMI I FUNDIT:

Milan përgatit ofertë për Adebayor

Milan përgatit ofertë për Adebayor

Milani raportohet se është duke u përgatitur të bëjë ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.

Mail on Sunday ka shkruar se italianët bënë hapin e parë drejt transferimit të afrikanit gjatë javës së kaluar, kur dy klubet u takuan për të diskutuar mundësinë e transferimit të Alexandre Pato në kahe të kundërt.

Mundësia e largimit të 20-vjeçarit brazilian është refuzuar nga zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliain, i cili më pas është interesuar për Adebayor, lojtarin më të paguar në City.

Milani e di se përfaqësuesi i kombëtares së Togos do të kushtojë së paku 25 milionë funte, sa City i pagoi Arsenalit një vit më herët. Por klubi anglez mund ta lejojë atë të largohet si huazim, nëse arrin të transferojë edhe ndonjë sulmues tjetër. /Telegrafi/