LAJMI I FUNDIT:

Microsoft nuk do të prodhojë më telefona të lirë Nokia

Microsoft nuk do të prodhojë më telefona të lirë Nokia

Përveç shkurtimit të 18,000 vendeve të punës dhe eliminimit të linjës së telefonave Nokia që bazohen në sistemin operativ të Google, Android, Microsoft gjithashtu është duke e marrë një vendim tjetër shumë të rëndësishëm: ndërprerjen e prodhimit të telefonave të thjeshtë nën markën e njohur Nokia, të cilën tashmë e ka në pronësinë e saj.

Kjo informatë është dhënë nga një ekzekutiv i kompanisë Microsoft për The Verge, dhe e njëjta pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë me një vendim i cili do të dërgojë në zbatimin e plotë të këtij vendimi.

Në fakt, në memon e siguruar nga The Verge thuhet se seria e telefonave Nokia Series 40 dhe linja e telefonave të lirë, Nokia Asha nuk do të jenë më, dhe kjo shuarje do të bëhet brenda një periudhe prej 18 muajsh.

Vendimi për shuarjen e telefonave të thjeshtë nënkupton që Microsoft do të krijojë më shumë hapësirë për sistemin e saj operativ, Windows Phone, me modele të telefonave që kushtojnë rreth 50 dollarë, por pa i lënë anash edhe modelet e avancuar të telefonave, të cilët paralajmërohet se Microsoft do ti lansojë së shpejti. /Telegrafi/