LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të mbështes hapjen e Kushtetutës, pa garanci nga Parlamenti i Bullgarisë

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të mbështes hapjen e Kushtetutës, pa garanci nga Parlamenti i Bullgarisë

OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë hapjen e Kushtetutës dhe preambulës si kusht për tërheqjen e vetos nga Sofja dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE derisa të merret një garanci e qartë nga Parlamenti bullgar se nuk do të ketë kërkesa shtesë, tha sot kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, një nga kushtet që qeveria në Sofje të tërhiqet nga vetoja është “hapja e Kushtetutës”, e cila kërkon një shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

“Do ta përsëris qëndrimin e OBRM-PDUKM-së. Nuk ka hapje të Kushtetutës derisa të marrim një garanci të qartë nga Parlamenti bullgar se nëse Kushtetuta hapet dhe mbyllet në Maqedoni do të thotë se në këtë mënyrë mbyllen të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se derisa Maqedonia të jetë pjesë e BE nuk do të ketë më kërkesa shtesë nga fqinji ynë lindor. Vetëm në ato kushte mund të flasim, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë vizitës së tij në Komunën Karbinc.


Ai shtoi se nëse Parlamenti bullgar nuk miraton një dokument të tillë, OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë hapjen e Kushtetutës dhe të Preambulës.

Sipas tij, çfarëdo që të ndodhë në qershor në Këshillin Evropian kur të vendoset nëse Bullgaria do të heqë veton, nuk do të rezultojë me fillimin e negociatave sepse do të ketë kushte në atë kornizë negociuese.

“Unë jam gjithmonë optimist, por në rastin e Bullgarisë gjërat duket se shkojnë në një situatë të pashpresë”, shtoi Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori