LAJMI I FUNDIT:

Metalet ngjallin eksportin

Metalet ngjallin eksportin

Dogana e Kosovës raporton se eksportet e Kosovës janë rritur për 15 për qind, nëntë muajt e këtij viti. Nga importi janë 1.5 miliard euro, kurse eksport 280 milionë euro. Rritja ka ardhur pas rritjes se çmimit të metaleve në tregun botëror. Fatin e njëjtë nuk e kanë pasur prodhuesit e kërpudhave.

Ndërmarrjes “Fungo FF”, që njihet për eksportimin e kërpudhave, sivjet nuk i kanë dalë llogaritë, siç i kishte planifikuar. Stoqet me kërpudha kanë mbetur pa u shitur, ndonëse jemi në muajin nëntor.

Fatmir Krasniqi, pronar i kësaj ndërmarrjeje, thotë se ndryshe nga viti i kaluar kur kishte eksportuar për Itali 70 tonë kërpudha, sivjet shpreson që me “qykë të zorit”, të arrijë t’i eksportojë 30 tonë.
Ndërkohë, në kohën e krizës financiare, kur çmimet e metaleve patën rënë, e me këtë edhe eksporti i tyre, ka qenë pikërisht tregtia e kërpudhave, që e mbante në nivel edhe ata pak eksport. Por, këtë vit, gjerat kanë shkuar në drejtim të kundërt. Është rritur çmimi i metaleve në tregun botërorë, duke e rritur kështu eksportin e metaleve. Nga ana tjetër, eksporti i kërpudhave, sipas tregtarëve, ka rënë për 50 për qind.
Kështu, për nëntë muajt e këtij vitit, Dogana e Kosovës, raporton për rritje të eksportit për 15 për qind, krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga importi janë 1.5 miliard euro, kurse eksport 280 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur eksporti ishte 130 milionë euro. /Express/Telegrafi/